Vlorë: I riu merr armën e babait e qëllon kunatin

Një 25 vjeçar është plagosur paraditen e sotme në qytetin e Vlorës.

Plagosja me armë zjarri ndodhi në lagjen “Partizani”.

Xhuliano Muça është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se autori i dyshuar identifikuar si Altin Koço me armën e babait, punonjës në paraburgim, ka qëlluar në drejtim të kunatit të tij. Autori është i mitur informon gazetari i Ora News, Edi Ruçi.

"Paraditen e sotme, në spitalin rajonal Vlorë, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Xh. M., 25 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri, si pasojë e një konflikti të çastit.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e dy personave të dyshuar për këtë ngjarje. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes." informon policia e Vlorës.

https://youtu.be/O9OihHC3i4M