Digjet gjatë natës një makinë në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Dhjetor 2020, 08:32
Një makinë është djegur gjatë natës në lagjen 11 të qytetit të Durrësit.
Nga hetimet e para dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.
"Më datë 31.12.2020, në orën 06:30, në lagjen nr.11, Durrës, ka marë flakë mjeti tip "Benz", në pronësi të shtetasit E. K., nga e cila ka vetëm dëme materiale.
Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marë flakë nga një shkëndijë elektrike", njofton policia.
Sakaq policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur menjëherë hetimet.
