"Më të lumturit tani për Vitin e Ri janë gjelat e detit sepse..." Batuta e Dukës
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka për Ora News ka përmendur mangësitë e qeverisë në drejtimin e vendit.
Duke ilustruar faktin që vendi ka një rënie të ndjeshme të ekonomisë, Duka ka lëshuar edhe një batutë, ku ka thënë se më të lumturit këtë fundvit janë gjelat e detit, sepse nuk janë shitur.
Duka: Kam dy orë që jam nisur nga Durrësi, sepse sapo të bien 5 pika shiu përmbyset Durrësi. Në autostradë ishte bërë pellg me ujë. Nuk bën vaki në asnjë vend të BE që të ketë një grumbull uji, angari që të mos ketë 10-15 km përpara paralajmërim që diku ka aksident apo ujë. Këtu i vendos jetën njerëzve në rrezik. S'ka asnjë sinjalistikë.
Më të lumturit tani për vitin e ri janë gjelat e detit, sepse do rrojnë edhe një vit më shumë. Po skarcohen më pak se vitet e tjera. Ankohen fshatarët që kultivojnë gjelat se nuk shiten. Kjo tregon se ka rënie ekonomike. Kjo na intereson ne.
Intervista me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online Tea Islamaj.