Tenderat pa garë të AKSHI, skualifikohen 3 operatorë
Agjencia e Shoqërisë Kombëtare të Informacionit, rendit një tjetër tender, ku skualifikohen të gjithë pjesëmarrësit veç fituesit, tender ky që është shoqëruar më pas edhe me ankesa.
Ky institucion ka hapur garën në fund të shtatorit për Sistemin e Bazës së të Dhënave për Trafikun Detar me një fond limit 130 milionë lekë.
Thirrjes i janë përgjigjur 4 operatorë ekonomikë, 3 prej të cilëve janë skualifikuar duke lënë në garë vetëm 1 subjekt.
Pas skualifikimit bashkimi i operatorëve “Kreatex” & “Keminet” & “Sinteza Co” shpk me ofertën prej 99 milionë lekësh ka paraqitur ankesë pranë AKSHI-t, të cili i argumenton se arsyeja e skualifikimit nuk qëndron.
“Në rastin konkret është i patolerueshëm fakti që Autoriteti Kontraktor në kapërcim të çdolloj kompetence ligjore materiale apo procedurale merr përsipër të marrë në analizë , të investigojë , të akuzojë dhe në fund të japë vendimin për çështje që nuk kanë fare lidhje me veprimtarinë e këtij institucioni.”
Por sërish, autoriteti kontraktor i komunikon subjektit se ankesa nuk do të merret parasysh, duke e lënë kështu jashtë gare edhe pse kishte ofertuar 23 milionë lekë të reja më pak se operatori vetëm i ngelur në garë.
Kjo ka bërë që gjithçka të shkojë drejt Komisionit të Prokurimit Publik.
Ndryshe nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, KPP e ka konsideruar të drejtë pretendimin e subjektit duke kërkuar kështu rikualifikimin e tij në garë.
Madje, duke i lënë afat autoritetit kontraktor 10 ditë për ta vënë në dijeni mbi zbatimin e këtij vendim