Shkrumbohet makina në Durrës, dyshohet për kontakt të kabllove elektrike

Një makinë është shkrumbuar nga flakët ndërkohë që ka qenë në ecje në Arapaj të Durrësit. Drejtuesi i mjetit ka bërë me dije se flakët i kanë shpërthyer nga kroskoti

Gazetari i Ora News Mark Brunga raporton se dyshohet për kontakt të kabllove elektrike të dëmtuara.