“Paralizohet” Inspektorati i Drejtësisë, vetëm me një inspektor nuk ka mundësi për kontrolle
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë edhe pse ka muaj që ka marrë detyrën, ka shumë pak mundësi për të kryer detyrën. Kriteret e vendosura për zgjedhjen e inspektorëve e bën të pamundur plotësimin e strukturës dhe si pasojë edhe kontrollin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Institucioni më i rëndësishëm i sistemit të drejtësisë Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ndonëse ka nisur nga puna prej afro gjashtë muajsh, ka vetëm një inspektor nga 28 që ka në organike, 14 nga të cilet magjistrate dhe 14 të tjerë nga radhët e jo magjistratëve.
Kandidatët që kanë aplikuar nga radhet e jomagjistratë janë skualifikuar nga ky institucion pasi shumica e tyre nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara në ligj, një nga të cilët është edhe 13 vite pune si jurist.
Kjo situatë e ka detyruar inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, t’i drejtohet me nje shkresë zyrtare Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ku kërkon ndryshime në ligj për kriteret e përzgjedhjes së inspektorëve.
Një prej propozimeve është që kriteri për 13 vite eksperiencë pune për një kandidat që aspiron për t’u bërë pjesë e kësaj strukture, të ulët në 7 vite.
Metani kërkon trajtim të njëjtë financiar të inspektorëve magjistratë dhe jomagjistratë, pasi në ligj aktulisht inspektoret magjistratë paguan më shumë së ata jo magjistratë, ndërkohe që kryejnë të njëjtin funksion.
ILD ka nisur nga puna prej shkurtit 2020 dhe deri tani ka kërkuar shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Korçës, Markelian Kuqo, i cili liroi nga qelia Gerd Gjinararin.
Pas kërkesës ai u shkarkuar nga KLGJ.
Ndërsa kërkesa tjetër e ILD-së për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, është ende në proces.