Arbër Cepani, zbulon çfarë ka ndodhur me gjobën 40 milionë lekë

Një nga momentet më të bujshme të jetës së Arbër Cepanit përpara mediave ka qenë vitin 2019, atëherë kur u gjobit me 40 milionë lekë, për lokalin e tij.

Tepër i revoltuar, Arbri tha se do t`i shkonte deri në fund kësaj pune, dhe deri më tani nuk kishte reaguar për këtë pjesë.

Por në emisionin 'Glamour Zone' në TV ORA, Arbri nuk u mendua gjatë për t`iu pergjigjur pyetjes së moderatores Ester Bylyku.

Ester Bylyku: Çfarë ka ndodhur me gjobën 40 milionë lekëshe?

Arbër Cepani: Jam ende në gjyq për të. Akoma nuk është finalizuar asgjë. Edhe ajo gjobë është një nga disa gjyqet që unë kam të hapura.

Ester Bylyku: Sigurisht që për asnjërin nga gjyqet s`ke faj .... (qesh)

Arbër Cepani: Sigurisht që po (qesh)