'Si s'më ra të fikët' Arbër Cepani rrëfen momentin e sikletshëm përballë Albana Osmanit
Te gjithë moderatorët, sado të mirë të jenë në punën e tyre, ne fillim njësoj si të gjithë të tjerët kanë patur problem me emocionet përpara kamere. E njëjta gjë i ka ndodhur edhe Arbër Cepanit.
Moderatori së fundmi ishte i ftuar në emisionin 'Glamour Zone' në RTV ORA, ku rrëfeu për moderatoren Ester Bylyku shumë të pathëna nga jeta e tij.
Ester Bylyku: Arbër, cili ka qenë momenti më i sikletshëm përpara kamerave?
Arbër Cepani: Ka qenë kur kam dal për herë të parë. Isha shumë i vogel, dhe isha i ftuar në një emision që e drejtonte Albana Osmani. Sapo pash dritën e kuqe të kamerës sa nuk më ra të fikët (qesh). Ndërkohë në kokë më krijohej një djall i cili sa herë që flisja më thoshte: 'Po mos o idjot, mos e thuaj kështu, thuaje dhe njëherë' (qesh). Ai ka qenë momenti më i sikletshëm për mua në ekran, më pas u mesova.