Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2020, 15:10
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 249 raste të reja me Covid-19 dhe 538 të cilët e kanë fituar betejën .
Si pasojë e Sars-Cov-2 kanë humbur jetën 8 persona.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook.
“Ndërsa sa i përket situatës epidemiologjike, brenda 24 orëve të fundit nga 1,048 mostra të marra, 249 raste kanë rezultuar pozitivë, ndërsa kemi 538 të cilët e kanë fituar betejën me Covid 19.Bashkë ia dalim!”-ka shkruar Zemaj.