Tronditet Prizreni, 30 vjeçari vret me thikë babain

Një tjetër krim familjar ka tronditur ditën e sotme qytetin e Przrenit.

Një 30 vjeçar ka vrarë me thikë babain e tij 50 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dardania” të qytetit kosovar.

Akti i rëndë është ndërmarrë nga i riu pas një sherri në familje, ndërkohë që autori ka sulmuar prindërit në rrugicën pranë shtëpisë.

Si pasojë e goditjes 50 vjeçari nuk ka arritur t’i shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Policia ka nisur menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen, ku janë marrë në pyetje edhe familjarët e tjerë e dëshmitarët okularë.