“Nuk krahasohet 21 janari me ekzekutimin e Klodian Rashës”, Berisha qartëson deklaratat e tij për 4 demostruesit e vrarë
Ish-kryeministri Sali Berisha në Tempora ka sqaruar krahasimet që janë bërë në lidhje me vrasjen e Klodian Rashës dhe vrasjes së 4 protestuesve të 21 janarit.
Berisha ka thënë i prerë se dy ngjarjet nuk krahasohen, sepse sipas tij Rasha u vra në derën e shtëpisë, një akt që nuk është zbatuar në 21 janarin.
Berisha: Nuk kanë të krahasuar. Së pari, u qëllua me armë zjarri nga demostruesit, dëshmi flagrante janë xhamat e zyrës time të shpara nga plumbi dhe ato ruhen edhe sot. Së dyti, është e vërtetë ajo që thoni ju, që unë kam deklaruar se janë qëlluar nga afër, por ky është infoemacioni që vinte nga Spitali Ushtarak dhe këto figurojnë në mënyrë zyrtare. Më vonë po ato dokumenta, nga një ekpertizë më e vonë u ndryshuan dhe u tha që u qëlluan nga afër. Unë nuk heshta as 2 ditë as 3 orë. Dola në konferencë shtypi dhe kam deklaruar, i kam shprehur ngushëllim familjeve, kam kërkuar hetim për to dhe kam deklaruar ato që kanë ndodhur në 3 vrasje, se një ishte i plagosur. Nuk kam heshtur 3 ditë.
Asnjëri prej tyre nuk u qëllua në pragun e derës së shtëpisë, u qëlluan sepse u ndoq një axhendë ndërkomëbtarisht e pranuar nga OSBE, pushteti. Natyrisht gjëja më e madhe ishte të mos qëlloheshin dhe ndjej keqardhje të madhe, por përsëri ju them që policia e shtetit shqiptar, pas vrasjeve më 2 prill në Shkodër në 30 vite nuk ka vrarë njeri siç kanë ekzekutuar Klodian Rashën në pragun e derës së shtëpisë.
Përgatiti për online Tea Islamaj