Shkodër: Qëllohet me armë drejt lokalit në Dobraç, FNSH në aksion
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2020, 21:59
Në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali në në vendin e quajtur rruga e Pompave të Ujit, fshati Dobraç, Shkodër.
Ngjarja është shënuar mbrëmjen e 22 dhjetorit 2020 , rreth orës 21:10.
Të shtënat me armë janë qëlluar drejt lokalit në pronësi të shtetasit A. P
Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar, informon policia e Shkodrës.
Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP dhe të FNSH Shkodër