“Njollë” turpi në mes të Elbasanit, gërmadha e mbeturina pranë simboleve të qytetit

Këto pamje vijnë nga qendra e Elbasanit.

“Është turp. Por shqetësimi është që kjo gjendje është e padurueshme.”

Që kur ndërtesat që ngriheshin aty janë shembur, kjo hapësirë në qendër të Elbasanit është kthyer në një njollë te zezë për qytetin.

“Aty ku është maja e kompastit të qendrës, nuk e di a kanë sy njerëzit që drejtojnë këtë qytet ta shohin dhe të marrin masa.”

Një pjesë e kanë kthyer në një vend për hedhjen e mbetjeve e të tjerë prej hallit e kanë kthyer në treg ambulant.

“Këtu ka qenë një ndërtesë është shembur dhe është lënë po kështu. Edhe për të ecur nuk ecën dot se pengohesh dhe rrëzohesh.”

Ndodhet pak metra më larg Kullës së Sahatit, e  Bazilikës së Bezistanit dy prej simboleve të Elbasanit, ndaj qytetarët kërkojnë që gjendja të ndryshojë.

“Kjo duhet vendosur, ose të bëhen ndërtesa, ose të bëhet një lulishte për qytetin.”

Nësë kjo hapësirë do tu kthehet qytetarëve, kryebashkiakut Gledian Llatja i kërkojnë të shmangë betonizimin.

“Nuk them të marrin masa si te parku Rinia, që ishte park dhe e prishën e betonuan, por së paku të pastrojnë këto mbeturina dhe të sistemohet.”