Panahor i Fierit, fshati ku kanë mbetur vetëm 6 familje
Në Panahor të Mallakastrës, pjesa më e madhe e shtëpive kanë mbetur bosh. Vetëm 6 familje kanë mbetur në pjesën e sipërme të fshatit ku vuajnë mungesën e ujit të pijshëm dhe rrugën e amortizuar. Fshati po shkon drejt braktisjes për shkak mungesës së investimeve.
Banorja: Siç e shikoni shkretëtirë.
Në pjesën e sipërme të fshatit Panahor në Mallakastër kanë mbetur vetëm 6 familje. Largimin masiv banorët e lidhin drejtpërdrejt me mungesën e investimeve.
Banori: Asnjë kusht nuk ka këtu. As punë, as ujë as rrugë.
Rruga e amortizuar që përshkon fshatin ka mbetur halli i përjetshëm. Aty mund të lëvizin vetëm mjetet e larta e mungesë të tyre, banorët e mbetur punët i mbarojnë me kafshë.
Banori: Kam kafshën e dorës, do t'i hipi, do iki do psonis, do vij lart.
Kanë tubacion të ujit të pijshëm, por pas viteve 90, uji në çezma thonë se nuk u ka shkuar kurrë. Zgjidhjen e kanë gjetur tek puset.
Banori: Ka bërë babai para 60-70 viteve atë pusin atje.
Banorja: Po presim tani të bjerë shiu të mbushen puset.
Prej një viti e gjysmë, bashkia e Mallakastrës drejtohet nga socialisti Qerim Ismaili. Por banorët e Panahorit thonë se nuk e kanë parë kurrë të interesohet për hallet e tyre e aq me pak tu japë zgjidhje për hallet që i detyrojnë të braktisin fshatin.
Banori: Erdhi Qerimi në pushtet dhe nuk shohim asgjë. Të vijë të shikojë rrugën, të takohet me banorët e fshatit.