Soreca: KED-së të finalizojë pa vonesë listat për anëtarët e tjerë të Kushtetueses për te presidenti

Ka reaguar pas ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim  edhe ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca për emërimin e anëtarit të 5-të të Gjykatës Kushtetuese.

Soreca bën thirrje përmes Twitter-it se KED të finalizojë pa vonesa listat për Presidentin për të zgjedhur anëtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese që do ta bëjë funksionale.

Ambasadori i BE-së thekson se funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese tashmë është brenda mundësive.

Soreca: Sot Binaj është betuar nga Presidenti Ilir Meta, anëtari i 5-të i Gjykatës Kushtetuese. Ne e përgëzojmë dhe i urojmë punë të mbarë. Funksionaliteti i plotë i Gjykatës tani është brenda mundësive, falë përpjekjeve të kombinuara të të gjitha institucioneve

Tani i takon KED-së të finalizojë pa vonesë listat për Anëtarët e tjerë që do të emërohen nga Presidenti. Funksionaliteti i plotë i Gjykatës është një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për fillimin e tryezës së parë ndërqeveritare për bisedimet e pranimit midis BE.