Gjykata Kushtetuese: KED vendos nesër për listën përfundimtare të kandidatëve që do i dërgohet Presidentit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2020, 17:54
Këshilli i emërimeve në Drejtësi në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme ka marrë vendimin për lejimin e kandidatëve Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo për vakancën në Gjykatën Kushtetuese.
Ndërkaq në mbledhjen që do të zhvillohet nesër do të vendoset lista përfundimtare e cila do i dërgohet Presidentit Meta pas intervistimit të Zhaklina Petos.
Sot u betua Altin Binaj si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese duke e cuar në pesë numrin total të gjyqtarëve.