Super paga e kreut të ERE-së, Petrit Ahmeti, mbi 4 milionë lekë në muaj, gati sa dyfishi i Metës

Enti Rregullator i Energjisë Elektrike mbetet një nga strukturat më pak të prekura dhe shpesh jashtë vëmendjes së publikut. Madje nën pretekstin se konsiderohet ent i pavarur refuzon edhe auditin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Konflikti mes institucioneve ka nisur pas zbulimit të skandalit të lojës me çmimet ku private e blen lirë nga shteti dhe ia shet gati me 5-fish po shtetit.

Aq i pavarur konsiderohet ky ent, sa dhe niveli i pagave shkon përtej asaj që mendohet. Në buxhetin e shtetit Presidenti konsiderohet me pagën më të lartë, e cila për vitin 2020 shkon në 257 000. Teksa kësaj shume i shtohet dhe dietat që shkojnë në rreth 20 mijë lekë në muaj.

Por ç’ndodh në bordin e Entit Rregullator të Energjisë Elektrike. Sipas deklaratës së paraqitur nga Petrit Ahmeti, në krye të bordit të ERE, paga e tij shkon në rreth 5 milionë e 300 mijë lekë në vit, ose e thënë ndryshe në 443 mijë lekë të rinj në muaj. Thuajse dyfishi i pagës më të lartë të parashikuar nga shteti shqiptar.
Dhe në fakt paga nuk ka qenë e tillë në nisjen e detyrës pwr Ahmetaj. Në vitin 2014, kur sapo është zgjedhur Ahmeti merrte vetem 191 mijë lekë në muaj, por gradualisht paga shkoi në 199 mijë e më pas në 281 mijë, për të shkuar më pas në vitin 2017 me 411 mijë lekë në muaj. Sigurisht në të dhënat zyrtare deklarimi është bërë sipas viteve.

E sigurisht gjithçka niset nga përcaktimet ligjore ku thuhet se Bordi përcakton strukturën organizative të ERE-s dhe numrin e punonjësve, pagën dhe trajtimet financiare të kryetarit, të anëtarëve të bordit, si dhe të personelit teknik.

E tashmë institucioni nuk pranon as kontrolle nga institucionet e ngarkuara për këtë çështje.