Berisha: Rama do të bëjë gjithçka për të ndaluar formimin e Gjykatës Kushtetuese

Në një intervistë për Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Rama do të bëjë gjithçka për të ndaluar formimin e Gjykatës Kushtetuese.

Berisha: Ky proces tregoi qartësisht se kush po e pengon reformën në drejtësi dhe të organeve supreme të drejtësisë. Këtë kusht po e pengon vetëm Edi Rama.

Unë konsideroj jetike konstituimin e Gjykatës Kushtetuese, edhe pse Rama ka bërë përpjekje për ta dominuar këtë gjykatë, qoftë edhe me puçe brenda shteti. Kjo është qartë tashmë nga raporti i Komisionit të Venecias. Rama do të bëjë gjithçka për të ndaluar formimin e Gjykatës Kushtetuese.

https://youtu.be/NfcdJKK9jFQ