“Gjykata Kushtetuese funksionale brenda 31 dhjetorit”, Kim uron Binaj falenderon Metën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2020, 17:59
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përshëndetur betimin e Altin Binaj si anëtari i 5 i Gjykatës Kushtetuese në Presidencë.
Kim ka flenderuar Presidentin Meta që mundësoi betimin e Binaj, ndërkohë që ka shkruar se gjykata do të jetë funksionale brenda 31 dhjetorit.
"Urime Altin Binaj për betimin e tij si anëtari i 5-të i GJK. Faleminderit Pres. Meta që mundësoi këtë zhvillim pozitiv. GJK funksionale brenda 31/12 është e mundur, falë veprimit & bashkëpunimit urgjent midis Presidencës, KED & Parlamentit", shkruan Kim në Twitter.
Ditën e sotme Altin Binaj para kreut të Shtetit dhe me dorën mbi Kushtetutë ka kryer edhe betimin për t’u bërë anëtari i 5 Kushtetueses.