Testet e shpejta, Ora News ndjek nga afër nga aplikimin deri tek përgjigjja e rezultatit

Testet e shpejta tashmë kryhen  edhe në qendrat shëndetësore.

Këta qytetarë janë referuar nga mjeku i familjes dhe po presin për të kryer rapid test në qendrën shëndetësore 6.

Në dhomën e dedikuar për këta pacientë, qëndron një infermiere dhe një laborante.

 Deri në orën 11 të paradites të së martës janë kryer katër teste dhe ky është i pesti.

“Janë përcaktuar dhe janë referuar nga mjeku i familjes. Janë pacientë që kanë simptoma brenda 5 ose 7 ditësh dhe këto pcientë vijnë në bazë të fashës orare.”

Kanë kaluar 20 minurta, dhe tashmë përgjigja  për të riun ka dalë, ai është negativ.

“Testi i pestë referon që ai është negative. Kështu që përgjigja futet në sistem, futet në regjistër dhe I kalon mjekut të familjes. Mjeku i familjes ka të drejtë që t’i japi rezultatin personit, ta marrë në telefon.”

Drejtori i kësaj qendre shpjegon se mesatarisht në ditë kryehen rreth 50 teste të shpejta, nga të cilat të paktën 40% e tyre rezultojne pozitiv.

Për të ruajtur shëndetin e mjekëve por edhe të pacientëve, doktori shpjegon se janë marrë të gjitha masat.

“Ne i kemi të pajisur me maskat, me veshjet përkatëse. Kemi një dhomë përkatëse që kryejmë injeksionet për pacientët që janë me Covid.”

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë testet e shpejta mund të kryhen çdo ditë në pikate përcaktuara nga ora 10 deri në orën 14.