FOTO/ Komenton serbisht në Instagram, Murriqi "ndez" polemikat

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Murriqi shkakton polemika në rrjetet sociale.

Pas fitores së Lazios kundër Napolit me rezultatin 2-0 e ku shqiptari u aktivizia për rreth 25 minita, ai postoi dy foto në Instagram.

 “Jam shumë i lumtur që jam rikthyer dhe që kam kontribuuar në skuadër. Tri pikë shumë të rëndësishme. Forca shqiponja!”, shkruan Murriqi.

Por nuk ka munguar as komenti i mesfushorit serb të Lazios, Milinkoviç Saviç, i cili përgjigjet kosovarit një serbisht: “Ajde srce” (Forca zemër).

Më tej, sulmuesi ia shokut të skuadrës po në serbisht teksa komenton “Ajmooo” ose “Forcaaaa” në shqip.

Ky dialog online mes dy futbollistëve të Lazios ka sjellë reagime të forta në rrjetet sociale dhe jo vetëm me dhjetëra qytetarë që i kanë kërkuar ish lojtarit të Fenerbahçes të mos shkruajë dhe komentojë në serbisht.

/a.r,OraNews