Ishte infektuar me Covid, ndërron jetë ish-ministrja

Pasi u infektua nga Covid-19 ish-Ministrja e Bujqësisë gjatë regjimit komunist, Themie Thomai  nuk ka mundur të mposhtë virusin.

Ajo ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në moshën 75-vjeçare.

Thomai ka qenë Ministrja e Bujqësisë e cila qëndroi në këtë post për 13 vite, nga viti 1975 deri në vitin 1989.

Ajo gjithashtu ka qenë anëtare e Byrosë Politike dhe e Komitetit Qendror të PPSH-së.