Bie në kontakt me rrymën elektrike humb jetën 45 vjeçari në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2020, 15:52
Një shtetas ka humbur jetën, ditën e sotme në Tiranë.
Shtetasi Sh.H. 45 vjec, dyshohet se duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke humbur jetën.
"Më datë 19.12.2020, rreth orës 14:30, në rrugën "Kongresi i Manastirit", dyshohet se duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike shtetasi Sh.H., rreth moshës 45 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë" thuhet në njoftimin e policisë
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.