Vijon ulja e rasteve të reja me Covid 19 në vend, 8 viktima në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat e 24 orëve të fundit lidhur me pandeminë e Covid-19 në vendin tonë

Nga 2276 testimetestime të kryera kanë rezultuar pozitivë 538 qytetarë, ndërsa 8 nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

192 raste në Tiranë, 45 raste në Shkodër, 38 raste në Durrës, 22 raste në Kavajë, 21 raste në Fier, 18 raste Berat, 17 raste në Elbasan dhe Lezhë, 15 raste në Sarandë, 14 raste në Korçë, 13 raste në Lushnje, 12 raste në Mat, 11 raste në Vlorë, 9 raste në Përmet, Krujë, Kukës, Mallakastër, 8 raste në Gjirokastër, 7 raste në Kurbin dhe Tropojë, 5 raste në Pogradec, Skrapar, Peqin, 4 raste në Devoll, Librazhd, 3 raste në Tepelenë she Has, 2 raste në Delvinë, Fushë- Arrez, Dibër dhe Gramsh, 1 rast ne Pukë, Mirditë, Ura-Vajgurore, Vau Dejës, Belsh, Malësi e Madhe, Kuçovë, Cërrik.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 405 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 27.831 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 376 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arrtitur të fitojnë betejën me sëmundjen 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 7 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Librazhi të moshave 58-85 vjeç.

COVID-19 – Statistika (19 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore         538
Të shëruar në 24 orë      405
Të shtruar në spitale      376
Humbje jete në 24 orë   8
Testime ditore              2276

Testime totale          236,788
Raste pozitive            52,542
Raste të shëruara     27.831
Raste Aktive             23.637
Humbje jete              1074

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12698
Fier  1725
Durrës  1368
Shkodër    1278
Vlorë      1138
Korçë    1093
Elbasan  982
Berat  944
Lezhë  944
Gjirokastër  564
Kukës  489
Dibër  414