Drejtoresha e EMA-s tregon pjesën e popullsisë që nuk mund të vaksinohet me 'Phizer' dhe 'Moderna'
Në një lidhje direkte për Ora News Ornela Ademi, drejtoresha ekzekutive e Agjencisë Europiane të Barnave ka treguar se cila është pjesa e popullsisë që nuk mund ta marrë vaksinën e Phizer dhe Moderna.
Ornela Ademi për Ora News: Kjo vaksinë përsa i përket asaj të Phizer se është e para që do të vijë, vlen për moshat nga 16 e sipër. Përsa i përket popullatës së fëmijëve, nuk është e testuar dhe nuk ka dhënë efektin që duhet të japë prandaj nuk rekomandohet për persona në 16 vjeç. Gjithashtu nuk ka studime përsa i përket grave shtatzëna dhe grave që japin gji. Prandaj nuk rekomandohet përsa i përket kësaj popullate. Përsa i përket Moderna, gjithashtu nuk rekomandohet për moshën pediatrike, jo se mund të jetë e rrezikshme por nuk janë bërë akoma studime në këtë grupmoshë. Në fillim pritet që vaksina të merret nga të rriturit dhe më vonë ndoshta do të bëhen dhe studime klinike në popullatën pediatrike. Moderna gjithashtu nuk rekomandohet për personat që kanë probleme me gjakderdhjen. Që marrin medikamente për hollimin e gjakut. Gjithashtu për një pjesë të popullsisë e cila ka imunitet të dobët apo marrin medikamente që ulin imunitetin.
Ademi tha se vonimi i aprovimit të vaksinës antiCovid nga EMA është për shkak të votimit nga 27 vendet e BE duke theksuar se nuk duhet pasur frikë pasi vaksina ka treguar që është e sigurt.
Ornela Ademi për Ora News: Vaksina po vonon të aprovohet nga EMA për shkak të procesit pasi duhet që 27 vende të BE të bien dakord. Dokumentacioni i paraqitur tregon që vaksina antiCovid është e sigurt. EMA nuk do ta aprovonte kurrsesi një vaksinë e cila nuk është e sigurt. Nëse EMA e aprovon këtë vaksinë, atëherë do të thotë që kjo vaksinë nuk ka efekte anësore shumë të rënda ose janë minimale. Kështu që do thoja po, vaksina është shumë e sigurt. Nuk duhet të frikësohemi nga vaksina pasi janë ato që do të parandalojnë pandeminë.
Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për online E.P