Ndalohen aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Kalaja- Ramës: Do të fus në burg

Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit akuzuan forcat e policisë për dhunë brenda ambienteve të komisariatit nr.1. Dy prej të ndaluarve thanë pasi dolën nga ambientet e policisë se ishin qëlluar nga punonjësit e rendit brenda në komisariat. Katër personat e ndaluar nga policia u liruan pas mesnatës ndërkohë që pohuan se ishin ndaluar në zonën e Pedonales në Tiranë pranë ish-godinës së Teatrit Kombëtar ku ishin duke xhiruar video.

Anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit thanë se janë dhunuar brenda ambienteve të policisë në komisariatin nr.1 pasi u shoqëruan për disa orë mbrëmjen e të shtunës.

Mertiri: Kam parë të rrighen  njerëz në komisartiat, kji ëhstë e tuprshme. Përdorin presion tjetër, do tu bëjmë procedim se jeni pa maskë.

Seranaj: Mua dhe Donald Martinin na kanë dhunuar brenda në komisariat.

Aktivistët Astrit Seranaj, Ergys Mërtiri, Gentian Hasani dhe Donald Martini ishin duke xhiruar video në vendin ku dikur ngrihej godina  e Teatrit, në momentin kur disa efektivë u janë afruar dhe i kanë futur në makinat e policisë për t'i dërguar në komisariatin nr1.

Burime nga policia bëjnë me dije se prania e aktivistëve në Pedonale është konsideruar grumbullim në shkelje të rregullave anti-Covid dhe se aktivistët kanë kundërshtuar kërkesën e efektivëve për t'u shpërndarë, ndaj është bërë shoqërimi i tyre.

Astrit Seranaj pas daljes nga komisariati në mesnatë, tregoi edhe momentin si kishte ndodhur shoqërimi nga policia.

Seranaj: Kishte edhe policë privatë, civilë. Si duket ata e iniciuan skenën për të thënë kapeni, arrestojeni. Ndoshta më njohën. Pasi kisha dalë nga gardhi për çudi mu afruan policët dhe unë vetëm përsërisja fjalët të mos më prekë njeri me dorë.

Martini: U shoqërova në polici vetëm se po filmoja.

Avokatja, Adriana Kalaja, tha se shoqërimi i artistëve është në vazhdën e sjelljeve të dhunshme që policia po demonstron prej kohësh ndaj qytetarëve.

Kalaja: Këta janë qytetarë të dalluar, respektojnë ligjin, paguajnë taksa, janë model Jo ti që e ke kthyer këtë vend në shkretëtirë. Do përgjigjesh para ligjit. Një javë jetë të kem do merrem me ty. Ose do të fus në burg ose unë nuk e dua më jetën. Mbaje mend!