Fermerët e gjelave i ankohen kryebashkiakut, Ndreu ia kalon fajin ministrisë së Bujqësisë

Në panairin e mbajtur në fshatin Mabe, banorët  e zonës të cilët merren me tregtinë e gjelave të detit i kanë paraqitur problemet e tyre kreut të Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu.

Fermeri: Vështirë është se duan kushte për t'u mbajtur. Në kushtet nuk i kemi. Shteti të japë subvencione, do ishte më mirë. Fermerët do ishin më të kënaqur, do punonin më mirë.

Vetë Ndeu kritikoi Ministrinë e Bujqësisë për mungesën e subvencioneve, ndërsa kërkoi nga ministria që të ndërhyjë menjëherë.

Pjerin Ndreu: Ka një problem që lidhet me Ministrinë e Bujqësisë. Mendoj se është e pafalshme, mendoj që shpendët dhe puna që bëhet me ta të mos subvencionohen me para, për t'i ndihmuar fermerët  ta rrisin prodhimin që të mendojnë për hapa të mëtejshme sepse kështu shumë familje sigurojnë jetesën

Aktualisht ky shpend tregtohet në dy anët e rrugës Lezhë-Shkodër, ndërsa fermerët shpresojnë që kalimtarë të rastit të blejnë sa më shumë pasi në të kundërt mos shitja e prodhimit të këtij viti do të sillte me shumë kosto për ta.