Telashe për Milanin, Ibrahimoviç mbyll vitin
Vit i mbyllur për Zlatan Ibrahimoviç.
Sipas asaj që raporton MilanNews, suedezi iu bashkua shokëve të skuadrës sot në stërvitje por ndjeu sërish dhimbje në kofshën e majtë.
Rezonanca e kryer ka treguar një sofuzion hemorragjik në kontekstin e muskulit të shputës, ndërsa kontrolli i rradhës nuk do të bëhet më herët se 10 ditë, raporton Ora News.
Kështu Ibra do të humbasë me siguri ndeshjet e rradhës kundër Sassuolos dhe Lazios dhe për të viti 2020 përfundon këtu.
Por gjithashtu mbetet në dyshim prezenca e tij për ndeshjet e 3 dhe 6 janarit kundër Beneventos dhe Juventusit.
Zlatan Ibrahimoviç ka qenë kyç për Milanin këtë sezon duke realizuar 10 gola e duke qenë në krye të golashënuesve të Serie A së bashku me Lukakun dhe Cristiano Ronaldon.
/a.r,OraNews