VIDEO/ Gola dhe emocione, Manchester United fiton në transfertë

Edhe pse kaluan të parët në avantazh që në minutën e 5 me anë të McGoldrick, Sheffield United nuk mundi dot të shmangë humbjen përballë Manchester United.

Ndeshja e vlefshme për Premier League i buzëqeshi “Djajve të Kuq” që triumfuan 2-3 falë një dopite të Rashford  (’26, ’51) dhe golit të Martial (’31).

Ishte sërish McGoldrick i cili mendoi të rihapte ndeshjen me golin e minutës së 88, por pa mundur të arrijë të paktën të dalë me një pikë nga kjo ndeshje.

Me këtë fitore Manchester United ngjitet në kuotën e 23 pikëve në vend të 6 po aq sa edhe Everton, ndërsa Sheffield United mbetet e fundit në rënditje me vetëm 1 pikë në 13 ndeshje.