FOTO/ A e njihni? Dikur luante për Milanin
A do ta njihnit nëse do të shihnit këto foto? José María Romero Poyón, i njohur si Josè Mari, jo vetëm që ka ndryshuar jetën e tij, pas lamtumirës së tij me futbollin, por edhe pamjen e tij të jashtme, raporton Ora News.
Nga një futbollist i shkathët dhe i hollë, ai në fakt është shndërruar në një aparat gjimnastikor të stërmadh, të vajosur dhe plot tatuazhe.
Një ndryshim i qartë i jetës, pikërisht për shkak të lamtumirës nga futbolli.
Kur futbollisti spanjoll doli në pension, në fakt, ai filloi të shtohej në peshë dukshëm, duke marrë 8 kilogramë dhe për këtë arsye ai vendosi të niste palestrën. Një dashuri që lulëzoi dhe nuk u shua më kurrë, duke parë José Mari tani.
Lindur në Sevilje në 1978, ai u rrit në ekipin e dytë Andaluzian, duke bërë debutimin e tij në Liga në vetëm 18 vjeç: sulmuesi i dytëm me shpejtësi të madhe dhe aftësi teknike, ai u bë i njohur te Atletico Madrid, ndërsa në moshën nën 21 vjeç mori pjesë në Lojërat Olimpike me Spanjën duke fituar medaljen e argjendtë, raporton Ora News.
AFRIMI TE MILAN - Milan i Silvio Berlusconit e zbulon dhe e bën lojtarin e tij për shumën e 19 milionë eurove. Dhe nga viti 2000-2003 në 52 paraqitje shënoi vetëm 5 gola, raporton Ora News.
JOSE MARI, JETA SOT SI BODYBUILDER - Pasi i dha lamtumirën fushës së blerë, José Mari iu përkushtua familjes dhe ndërtimit të trupit. Nëse ndonjë tifoz i AC Milan është takuar me të, me siguri nuk e ka njohur.
/a.r,OraNews