Të famshëm dhe para/ Top 10 yjet që kanë fituar më shumë gjatë 2020-ës

Viti 2020 ka qenë një ndër më të vështirët ekonomikisht edhe për shkak të krizës së pandemisë së Koronavirusit. Sidoqoftë disa gjëra nuk ndryshojnë lehtë, më të pasurit në botë janë akoma më të pasurit.

Revista prestigjioze Forbes ka listuar të famshmit që kanë fituar më shumë gjatë qershorit 2019 dhe majit 2020, pikërisht në momentet më të këqija të pandemisë, raporton Ora News.

Familja Kardashian zë dy pozicionet e para. Ajo që ka fituar më shumë para ka qenë Kylie Jenner falë shitjes së linjës së saj kozmetike. Në total, ajo ka fituar rreth 590 milionë dollarë vetëm në këto muaj.

I dyti është kunati i saj, reperi Kanye West. Burri i Kim Kardashian ka arritur të grumbullojë 170 milionë dollarë kështu që ai është shumë larg motrës së gruas së tij.

Pasuria e West-it i detyrohet, mbi të gjitha, marrëdhënies së tij me Adidas dhe markën e saj Yeezy.

Nga vendi i tretë deri në të pestin vijnë sportistët. Tenisti Roger Federer ka fituar 106.3 milionë dollarë, Cristiano Ronaldo 105 milionë dhe Leo Messi 104 milionë dollarë, raporton Ora News.

Lebron James, lojtari i Los Angeles Lakers të NBA, është basketbollisti që ka fituar më shumë para me 88.2 milionë dollarë dhe zë pozitën e nëntë.

I dhjeti është aktori Dwayne "The Rock" Johnson me 87.5 milionë dollarë, raporton Ora News.

TOP 10 MË TË PAGUARIT:

Kylie Jenner - 590 milionë dollarë

Kanye West - 170 milionë

Roger Federer - 106.3 milionë

Cristiano Ronaldo - 105 milionë

Leo Messi - 104 milionë

Tyler Perry - 97 milionë

Neymar - 95.5 milionë

Howard Stern - 90 milionë

LeBron James - 88.2 milionë

Dwayne "The Rock" Johnson - 87.5 milionë

/a.r,OraNews