Rikthimi i Pogba, Juventus ofron Dybalan dhe Bernardeschin
Aromë merkatoje te Juventus. Sipas asaj që raporton ESPN, klubi bardhezi I ka ofruar Manchester United Dybalan dhe Bernardeschin në këmbim të Paul Pogba.
Lajmi vjen pas deklaratës së Paulo Dybala se “dua të fitoj Champions League-n me Juventusin”.
Por deklarata e agjentit të Pogba, Mino Raiola se, francezi nuk do të rinovojë kontratën me United, ka vënë në lëvizje Juventusin.
Sipas ESPN, Juventus nuk do të tentojë rikthimin e Pogba në merkaton e janarit, por në verë.
Kampionët e Italisë janë të vetëdijshëm se nuk I plotësojnë kriteret financiare të klubit anglez për shkak edhe të pandemisë dhe për këtë arsye mendojnë të fusin në paketë Dybalan dhe Bernardeschin.
Kujtojmë se Dybala ishte pranë kalimit te Manchester United edhe në vitin 2019, por trajneri Solskjaer e kishte refuzuar.
/a.r,OraNews