"Futbollisti i Vitit", Lewandowski mposht Messin dhe CR7
Ndahen çmimet e FIFA-s, për vitin 2020,ku janë zgjedhur më të mirët në futboll për vitin që po lemë pas.
Lojtari më i mirë i vitit është zgjedhur sulmuesi i Bayern Munchen, Robert Levandovski, i cili ka lënë pas tij dy finalistët, Leo Messidhe Cristiano Ronaldo.
Nuk kishte shumë dyshime për këtë, pasi polaku fitoi gjithçka me skuadrën e tij dhe ishte një çmim i merituar.
Trajneri i Vitit u zgjodh Jurgen Klopp, ndërsa Portieri më i mirë kolegu i Lewandowskit Manuel Neuer.
Të gjitha çmimet:
Lojtari më i mirë i vitit: Robert Lewandowski (Bayern Munchen)
Lojtarja më e mirë e vitit: Lusi Bronz (Manchester City)
Trajneri më i mirë: Jurgen Klopp (Liverpool)
Trajnerja më e mirë për femra: Sarina Vigman (Holandë)
Çmimi i bamirësisë: Markus Rashford (Mancjester United)
Portieri më i mirë: Manuel Neuer (Bayern Munchen)
Portierja më e mirë femër: Sara Buhadi (Ol.Lyon)


- FIFA Puskás Award (GOLI I VITIT): Son Heung-min (Korea) – Tottenham Hotspur FC v. Burnley FC [Premier League] (7 Dhjetor 2019)
- FIFA Fan Award: Marivaldo Francisco da Silva (Brazil)
- FIFA Fair Play Award: Mattia Agnese (Italy)