Dybala jashtë/ Juventus-Atalanta, formacionet zyrtare

E mërkura futbollistike në Serie A nis në 18:30 me ndeshjen Juventus-Atalanta.

Skuadrat vijnë në këtë takim me një diferencë prej 6 pikësh: Juve nlë vend të katërt me 23 pikë dhe Atalanta e nënta me 17 pikë.

Duhet theksuar se të dy skuadrat vijnë pas fitoresh dhe pas kualifikimit në Champions League.

Sa i përket ndeshjeve direkte, nga 134 në total, Juventus numëron 72 fitore, 47 barazime dhe 15 fitore për Atalantan.

Ndërsa sa I përket golave, 247 kanë shënuar Juve dhe 118 Atalanta.

Formacionet zyrtare:

JUVENTUS – Szczesny; Cuadrado, de Ligt, Bonucci, Danilo; McKennie, Bentancur, Arthur, Chiesa; Morata, Ronaldo.

ATALANTA – Gollini; Palomino, Romero, Djimsiti; Hateboer, De Roon, Freuler, Gosens; Pessina, Malinovskyi; Zapata.​