Xavi trajneri i ardhshëm i Barcelonës?

Xavi Hernandez, një ndër emrat më të mëdhenj të historisë së Barcelonës, kërkon stolin e klubit blaugrana.

Nëse holandezi Ronald Koeman nuk arrin objektivat sezonalë, atëherë sezonin e ardhshëm Xavi do të jetë timonieri i ri i Barcelonës/

Ka ardhur koha që të hedh hapin tjetër në karrierën time, por tani jam përqendruar të luaj një rol emocionues drejt Kupës së Botës Katar 2022”, tha Xavi.

Xavi nga viti 1998 deri në 2015 ka zhvilluar 767 ndeshje me Barcelonën duke shënuar 85 gola dhe duke fituar të gjitha trofetë e mundshëm, kampionat, Champions League, Kupë Mbreti, Botëror Klubesh, madje edhe Kupën e Botës me Spanjën.

Aktualisht, Xavi Hernandez është trajneri i Al Sadd në Katar.

/a.r,OraNews