Ish shoku i Kombëtares shtyn Messin drejt Manchester City-t
Ish mbrojtësi i Manchester City-t dhe Argjentinës Zabaleta i sygjeron bashkëkombasit të tij Lionel Messi të zgjedhë pikërisht “Qytetarët”.
Sipas tij, City do të ishte ekipi perfekt për 6 herë fituesin e “Topit të Artë”.
“Manchester City është vendi më i mirë për Messin”, shprehet Zabaleta.
“Është e mërzitshme të shohësh situatën e tij. Kurrë nuk e kisha menduar se do e linte Barcelonën në vitin e fundit të kontratës”, shton argjentinasi.
“Skuadra nuk po luan mirë dhe duket sikur ata nuk po e shijojnë futbollin e tyre. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë me Messin në fund të sezonit”, vijon Zabaleta.
Kandidati për president i Barcelonës, Emili Rousaud konfirmoi në fillim të kësaj jave se Messi do të duhet të ulë pagën e tij në mënyrë që të qëndrojë në Barcelonë, duke vënë në dyshime të ardhmen e tij në klub.
Sulmuesi, i cili ka shënuar vetëm tetë gola në 15 ndeshje këtë sezon, donte të largohej në verë por mesa duket në janar ose verë nuk do të jetë më pjesë e Barcelonës.
Për shërbimet e “Pleshtit” interesohet edhe PSG.
/a.r, OraNews
