Publikohen shifrat e 24 orëve të fundit në Kosovë, shënohen 561 raste të reja me Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2020, 15:40
Kosova vijon të regjistrojë një numër të lartë të rasteve të reja me Covid-19, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 561 të infektuar.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës, 11 pacientë kanë humbur jetën.
Gjithashtu është shënuar edhe një rritje e ndjeshme e personave të shëruar, ku në 24 orët e fundit janë shëruar 884 persona, duke e çuar në 31.041 numrin e tyre.
Ndërkohë, janë kryer 1.357 testime. Aktualisht në Kosovë raportohen 12.253 raste aktive me Covid-19.