VIDEO/ Një super Hernandez shpëton Milanin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2020, 22:45
Edhe pas 11 javësh kampionat Milani sërish nuk e njeh shijen e humbjes.
Parma mund të ishte shumë pranë “kënaqësie”, por edhe pse kaloi dy herë në avantazh nuk arriti të dilte me 3 pikë nga “San Siro”.
Për ekipin emilian shënuan Hernani (’13) dhe Kurtiç (‘56), ndërsa për kuqezinjtë Theo Hernandez dy herë, në minutën e 58 dhe 91.
Me këtë barazim Milan qëndron në krye të 26 pikëve, 3 më shumë se Inter i vendit të dytë dhe 4 më shumë se Napoli dhe Juventus, ndërsa Parma në vendin e 14 me 11 pikë.
Kujtojmë se edhe në këtë ndeshje tekniku Stefano Pioli bëri pa shërbimet e sulmuesit Zlatan Ibrahimoviç.
/a.r, OraNews
Përmbledhja e ndeshjes