Vllaznia mposht Partizanin dhe ruan kreun e rënditjes

Vllaznia nuk e lëshon kreun, ndërkohë që Kukësi i vihet pas. Shkodranët mposhtën Partizanin me rezultatin e ngushtë 1-0 dhe heroi ishte sulmuesi Haris Dilaver.

Një përballje pa shumë raste, por në fund kuqeblutë i falen klasit të brazilianit Da Silva, i cili jep asistin vendimtar.

Gol nga boshnjaku dhe festë në stadiumin”Loro Boriçi”. Pikë të plota dhe Partizani thyhet pas gjashtë javësh. Në Elbasan ka festuar Kukësi, që ka bërë detyrën kundër Skënderbeut dhe ka marrë triumfin e pestë radhazi. Një fitore me rezultatin 3-1 dhe Eze ishte vendimtar.

Dy gola nga nigeriani, ndërkohë që më pas shënoi edhe Matheus Leira.

Korçarët shënuan me Mensah të vetmin gol. Fitore për verilindorët, që renditen në vendin e dytë me tre pikë më pak se Vllaznia kryesuese.

Rezultatet e kësaj jave:

Rënditja aktuale: