"Ora Sport" homazh për Otto Bariç, Sulçe: U mundua të sillte shkollën kroate

Puntata e sotme e “Ora Sport” në RTV Ora nisi me një homazh për ish trajnerin e Kombëtares Otto Bariç, i ndarë nga jeta ditën e sotme si pasojë e Covid-19.

Kryeredaktori i Sportit në RTV Ora, Altin Sulçe u shpreh se,

“Para se të fillojmë me Vllazninë unë do doja të thoja vetëm një gjë për Otto Bariç. Ndahet nga jeta një teknik i madh i ekipit tonë kombëtar, i cili në moshën 88 vjeç u sulmua nga koronavirusi, mendoni sa i vjetër ka qenë kur ka ardhur te ekipi kombëtar.

U mundua të sillte shkollën kroate në Shqipëri. E bëri atë. E pasoi Kuzhe. Na dha eksperiencë, na dha rezultate. Ngushëllime familjes dhe i paharruar qoftë kujtimi i tij. Unë personalisht kam patur respekt të paparë për Otton se ishte shumë trajner, shumë teknik”, tha Sulçe.

Ndërsa gazetari Bashkim Tufa e cilësoi teknikun kroat si një strateg.

Lexo edhe:

Covid-19 i merr jetën ish trajnerit të Shqipërisë

/a.r, OraNews