Pogba larg Manchesterit, Juventus nis lëvizjet e para
Paul Pogba është i destinuar të largohet nga Manchester United, ndoshta që në merkaton e janarit. Eliminimi i parakohshëm i “Djajve të kuq” nga Champions League është një arsye më shumë.
Mediet në Angli, duke analizuar situatë, japin edhe shifrat që do të mund të përfitojë Manchester United nga shitja e mesfushorit, që e blenë në vitin 2016 për 105 milionë euro, një shifër rekord për kohën.
Sipas “The Sun”, “Djajtë e Kuq” do të mund të rikuperojnë nga shuma që shpenzuan për francezin jo më shumë se 55 milionë euro.
Kontrata e Pogbasë e United përfundon pas një viti e gjysmë, ndërsa nëse nuk shitet deri në verë, mund të largohet me parametër zero, çka do të ishte humbje e madhe ekonomike për klubin anglez.
Sipas mediave në Itali, Juventus është ekipi më I interesuar për ish lojtarin e tij.
Për këtë arsye, klubi bardhezi po mendon largimin e disa futbollistëve për ti dhënë hapësirë francezit.
Bëhet fjalë për Khedira, Bernardeschi, Dybala dhe Aaron Ramsey.
Një tjetër ide e agjentiti Mino Raiola është edhe shkëmbimi De Ligt +8 milionë euro.
Gjithësesi duhet pritur merkatoja e janarit për të mësuar diçka më shumë rreth së ardhmes së Paul Pogba.
/a.r,OraNews