Sport Magazine/ Grillo: Vllaznia synon rikthimin e Bekim Balaj

Komentatori dhe gazetari Kosta Grillo zbuloi në një intervistë për “Sport Magazinë” se Vllaznia kërkon shërbimet e lojtarit të kombëtares shqiptare Bekim Balaj.

Sipas  Grillos, presidenti i klubit kuq e blu Alban Xhaferri ka patur një bisedë me sulmuesin shkodran për rikthimin e tij në superiore, te skuadra ku ka nisur karrierën.

Vllaznia synon transferimin e futbollistit të kombëtares në merkaton e muajit janar nëse palët gjejnë gjuhën e përbashkët përsa i përket termave financiare.