VIDEO/ Napoli fitore në stadiumin e Maradonës, Roma bën "manita", Gjimshiti asist në fitoren e Atalantas
Janë mbyllur ndeshjet e mesditës në Serie A.
Roma ka shkatërruar me rezultatin Bolognan me rezultatin 1-5.
Golat: Kristante (aut) 24’ / Poli (aut) 5’, Xheko 10’, Lorenco Pelegrini 15’, Veretu 35’, Mikitarjan 44’
Napoli përmbys rezultatin në stadiumin “Diego Armando Maradona” duke triumfuar 2-1.
Golat u shënuan nga Jankto për miqtë në minutën e 20′. Napoletanët përmbysin gjithçka në minutat 53′ dhe 68′ me anë të dy lojtarëve zëvendësues, Lozano dhe Petagna.
Atalanta mposht Fiorentinën në shtëpi 3-0. Golat u shënuan nga Gosens në minutën e 44′.
Dyfishimi i rezultatit erdhi nga Malinovski në të 55′ minutë. Goli i nokautit erdhi nga një goditje këndi ku Gjimshiti asistoi me një spond për Toloin duke shënuar golin e 3-0 në minutën e 63′.
Më herët, Inter fitoi përmbysje përballë Cagliarit me rezultatin 1-3.
Tani nis ndeshja Genoa-Juventus, ndërsa në 20:45 kryesuesit e Milanit presin në "San Siro" Parmën.