Më shumë se Messi e Ronaldo, PSG "josh" Mbappe me ofertën faranoike
Plot 40 milionë euro neto në sezon. Kjo është shifra që Paris Saint Germain i paguan yllit të saj Kylian Mbappe, raportojnë mediat italiane.
Sulmuesi i datëlindjes 1998 ka një kontratë që skadon në vitin 2022 dhe akoma nuk ka vendosur nëse do të rinovojë apo jo.
Por për të mos humbur shërbimet e tij, PSG po mendon një tjetër ofertë shokuese për francezin: plot 60 milionë euro neto në sezon plus bonuset.
Kjo shifër është një rekord dhe do e bënte atë futbollistin më të paguar në botë duke lënë pas Messin, Ronaldon dhe shokun e skuadrës Neymar, raporton Ora News.
JO VETËM PARA –
Leonardo ka folur për hapa përpara por firma mbi letrën e bardhë nuk ka ardhur ende.
Sulmuesi francez do të përqëndrohet në fushë dhe u takon agjentëve të tij të flasin me klubin parizien.
Nga ana tjetër, Mbappe kërkon të thyejë sa më shumë rekorde. Të shtunën, kundër Montpellier shënoi golin e tij të 10 sezona dhe të 100 në 137 ndeshje me PSG.
Numra të frikshëm për atë që është destinuar të jetë numri një në botë.
/a.r, OraNews