Hysaj dhe Rrahmani sërish pozitivë me Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2020, 11:05
Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani dhe kapiteni i Shqipërisë Elseid Hysaj kanë rezultuar sërish pozitivë në testet e fundit anti-Covid.
Lajmin e konfirmon vetë klubi i Napolit.
"Të gjithë negativë në tamponët e kryerdje përveç Amir Rrahmanit dhe Elseid Hysajt të cilët do të izolohen në pritje të tamponit të rradhës", njofton klubi italian.
Kapiteni i kuqezinjëve, Elsied Hysaj rezultoi pozitiv me Covid-19 që në 18 nëntor duke humbur kështu edhe finalen e Nations League, Shqipëri-Bjellorusi.
/a.r, OraNews