Ndeshjet e fundit në grupe, çfarë rezervon sot Champions League
Ditën e sotme zhvillohen ndeshjet e fundit të fazes së grupeve në Champions League.
Mes shumë sfidave, ajo që do të tërheqë vëmendje pritet të jetë Real Madrid-Borussia Monchengladbach, pasi do të jetë vendimtare për kualifikimin në raundin tjetër.
Edhe Inter shpreson për kualifikim por për këtë I duhet patjetër fitorja përballë Shakhtar Donetsk, por kjo e kombinuar me fitoren e Real Madrid ose Monchengladbach.
E fortë dhe vendimtare edhe përplasja në Amsterdam mes Ajax dhe Atalantas. Holandezët kanë një pikë më shumë se italianët dhe u mjafton një barazim për të vijuar më tej, ndërsa italianët nuk kanë rrugë tjetër përveç fitores.
Vendimtare pritet të jetë edhe ndeshja e grupit A mes Salzburg dhe Atletico Madrid.
Kujtojmë që sot do të riluhet edhe PSG-Basaksehirit e ndërprerë dje për shkak të sjelljes raciste të arbitrit të katërt ndaj zv.trajnerit të skuadrës turke.
Lexo edhe:
Racizmi ndërpret ndeshjen PSG-Basaksehir, reagon Turqia
Kujtojmë se, shorti për fazën tjetër të Champions League hidhet mesditën e së premtes.
Ja sfidat e sotme

/a.r, OraNews