“Qatar 2022”/ Shqipëria në grup me Anglinë, Kodra: U dogj grupi i dëshiruar me Austrinë...

I ftuar në “Ora Sport” në RTV Ora, gazetari Altin Kodra komentoi shortin për fazën eleminatore të Botërorit “Katar 2022” ku Shqipëria gjen përballë Anglinë dhe Poloninë.

Sipas Kodrës,

“Në një grup me gjashtë skuadra, si do që të ishte me 13 skuadra që shkojnë nga Europa në Botëror, që janë shumë pak, pritej një grup i vështirë. Asnjë nuk kishte iluzione. Në fund mbetën dy alternativa, Anglia ose Gjermania që ishin njëlloj të frikshme.

Normalisht u dogj grupi i shumë dëshiruar i Austrisë apo edhe ai i Kroacisë dhe për këtë arsye mbetëm me Anglinë. Është një grup i vështirë", tha Kodra.

Në shortin e hedhur ditën e dhënë në Nyon të Zvicrës, goglat e rreshtuan Shqipërinë në Grupin I me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorran dhe San Marinon.

Lexo edhe:

“Qatar 2022”/ Shqipëria në grup me Anglinë, fati përball Kosovën me Serbinë, e shmang FIFA