Andi Murra, koreografi që fiton më tepër se një drejtor, zbuloni shifrën e çmendur me të cilën ai mbyll vitin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2020, 09:00
Është një fakt i njohur tashmë që kërcimi nuk është një profesion shumë i vlerësuar në Shqipëri.
Balerinët dhe koreografët janë gjithnjë e më të pakënaqur nga fitimet vjetore, por jo Andi Murra.
I ftuar në emisionin 'Glamour Zone' në RTV Ora, Andi tregoi për moderatoren Ester Bylyku, sa fiton për një vit.
Fillimisht ai refuzoi të përgjigjej me shifën konkrete, dhe i kërkoi Esterit, ta gjente, ai do të thoshte po ose jo.
Ester me dyshim përmendi shifrën 100 milionë lekë, dhe Andi pohoi se me aq mbyllte vitin.
Jo keq për një koreograf apo jo?