EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset 46-vjeçari
Të shtëna me armë zjarri në rrugën Transballkanike në qytetin e Vlorës.
Burime për Ora News konfirmojnë se një person, i identifikuar si Klodian Memokondaj, 46-vjeç, ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Sipas gazetarit të Ora-s, Edi Ruçi, fillimisht ka patur një konflikt fizik mes të rinjve i cili ka percepituar në përdorimin e pistoletës.
I plagosuri ka marrë plagë në qafë, që dyshohet se i ka marrë nga goditjete me sende të forta, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka deri tani ka shoqëruar në komisariat tre persona.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:20, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë, si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar në kokë, dyshohet me një send të fortë , shtetasi K. M., 46 vjeç, banues në Vlorë, i cili është dërguar për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Sherbimet e Policise kane shkuar menjeherë në vendngjarje. Është ngritur grupi hetimor i cili vijion veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.
/a.r, OraNews