Argjentina legalizon abortin
Dhoma e Ulët e Parlamentit të Argjentinës votoi pro legalizimit të abortit dhe ia dërgoi tani propozimin Senatit, i cili e refuzoi një ligj të ngjashëm dy vjet më parë.
Legalizimi, që lejon tani abortin deri në javën e katërmbëdhjetë të shtatzënisë, mori 131 vota pro dhe 117 kundër, pas 20 orë debate.
Në Argjentinë aborti lejohet vetëm për rastet e përdhunimit dhe kur rrezikohet jeta e nënës. Presidenti Alberto Fernandez i qendrës së majtë e paraqiti propozimin më herët këtë vit “për të garantuar që të gjitha nënat kanë qasje të njëjtë në kujdes shëndetësor”.
Senati pritet të japë vendimin e tij para fundit të vitit.
Kalimi në Dhomën e Ulët mblodhi me mijëra vetë në kryeqytetin Buenos Aires. Protestuesit mbanin shallin e gjelbër që u bë simbol i fushatës për legalizimin e abortit.
"Për mendimin tim ata na e kishin borxh këtë ligj, ja kishin ligj të gjithë shoqërisë. Ky është një shërbim për demokracinë dhe drejtësinë shoqërore, ky ligj duhet të miratohet,” tha aktivistja Rossana Fanjul.
Pati gjithashtu edhe protestues kundër ligjit që mbanin shallin blu, por më të paktë në numër dhe u zmbrapsën nga aktivistët e tjerë.
Çështja e legalizimit të abortit në Argjentinë ka dominuar axhendën politike që prej vitit 2018, kur ligji arri në Kongres dhe protestave masive në vendin me shumicë katolike, vendlindjen e Papa Françeskut.
Analizat shëndetësore tregojnë se çdo vit në vend kryhen 370 mijë deri në 520 mijë aborte klandestine.